Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Hamdi Nuhiju*
Protestat e studentëve e kanë nxjerr nga 'shpella' Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për të komunikuar me opinionin dhe studentët për gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme për problemet e tyre. Është e habitshme kjo ftesë reflektimi e Kryeministrit kur dihet tashmë se, në momentet e para të njëjtit i quante 'ngelësa', ose siç dikur UÇK-të tona, disa shqiptarë, sllavë dhe perëndimorë i quanin 'ushtri terroriste'.
Protestave të studentëve i paraprinë protestat e banorëve në Unazën e Re në Tiranë si dhe problemi i një demokracie jo funksionale me mungesën e opozitës në Parlament. Tashmë u bë kohë prej kur opozita shqiptare ka bojkotuar Parlamentin, ndërsa Edi Rama si duket po ndjen kënaqësi maksimale duke shfrytëzuar haptas këtë mundësi të artë për të çuar para agjendat e tij partiake, ndoshta edhe klienteliste.
Kërkesat e studentëve janë kundër tarifave të shtrenjta, por në thelb përmbajnë atë frikën e eksperimentimit që thuajse të gjitha qeveritë në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë, Serbi e më gjerë po bëjnë me arsimin. Studentët frikësohen se fati i tyre do të vendoset në dorën e eksperimentuesve që do të zhvlerësonte në tërësi mundin e tyre, por edhe pasurinë e prindërve të tyre. Në Maqedoni, për shembull, edhe sot e kësaj dite, eksperimentohet me arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë, kur thuajse çdo vit ka ndryshime të cilat vetëm se po e ulin cilësinë dhe po shtojnë korrupsionin dhe kuadrot jo profesionale të gatshme për t`u shpërngulur jashtë shtetit.
Problemi i diplomave të blera, i skandaleve seksuale, titujve shkencorë të fituar përmes rrugës së plagjiaturës vetëm se janë shtuar pas të gjitha atyre reformave të bëra nga qeveria e Republikës së Maqedonisë.
Nëse hulumtojmë në thelb problemet e studentëve shqiptarë në Shqipëri, gjejmë të njëjtat simptoma me nuanca ndryshimesh dhe me një tendencë në rritje të përfshirjes së politikës në shkaktimin e problemeve dhe shtimin e vuajtjes së studentëve. Ajo që dallon prej studentëve shqiptarë në Maqedoni, është vetëdija e lartë e organizimit të studentëve në Shqipëri duke ngritur zërin e tyre kundër të gjitha padrejtësive që po bën qeveria e Edi Ramës. Tashmë u bënë disa ditë që studentët kanë dalë në rrugë duke detyruar politikën që të tërhiqet dhe të futet në proces dialogimi.
Është interesante të nxirret në pah mënyra e sjelljes së Kryeministrit Edi Rama dhe ministrave të tij me protestuesit studentë, me ata në Unazën e Re, me opozitën, me mënyrën e sjelljes së ish Kryeministrit të qeverisë së Republikës së Maqedonisë Veriore, Nikolla Gruevski, i cili tashmë ka fituar statusin e azilantit në Hungari.
Edi Rama me azilantin Nikolla Gruevski çuditërisht nuk dallojnë aspak. Mjafton të reflektojmë duke kapur disa momente të ngjashme për të kuptuar se sa janë të ngjashëm këto dy personalitete politike:
1-Në kohën e Nikolla Gruevskit, në Maqedoni lulëzonin kompanitë off shore, ku nga 'bombat' e Kryeministrit të tanishëm, Zoran Zaev, u kuptua për shumë afera korruptive për ndërtimin e autostradave, rrugëve magjistrale, si dhe projektit skandaloz 'Shkupi 2014'.
2- Në shumë debate televizive si dhe në mediet online dhe të shkruara në Shqipëri është aktuale tema e 2 km rrugëve në Unazën e Re që do të kushtojnë 40 milion euro, ku njëra prej firmave fituese të tenderit është një kompani off-shore me dokumente të falsifikuara.
3-Banorët e Maqedonisë, Nikolla Gruevskin e mbajnë mend me stilin e tij populist ku dilte rrugëve të Maqedonisë dhe nga rruga në telefon porosiste vartësit e tij për t`i kryer obligimet e tyre ditore. E gjithë kjo gjë bëhej me një qëllim për t'u treguar njerëzve se gjoja i njëjti është i angazhuar vazhdimisht në zgjidhjen e halleve të njerëzve dhe gjithmonë është pranë tyre.
4- Sot jemi dëshmitar të propagandës së Edi Ramës i cili po i keqpërdor rastet sociale në Shqipëri përmes ERTV duke luajtur rolin e një humanisti të madh, e duke u munduar që t`i zgjidhë hallet e tyre. Edi Rama po ikën nga roli i Kryeministrit dhe ka marrë rolin e një shoqate humanitare që kujdeset për të zgjidhur hallet e banorëve të vet.
5-Lufta që Nikolla Gruevski i bëri medieve nuk ishte dëgjuar më parë. Në kohën e tij u mbyll A1, njëri prej televizioneve më të fuqishme në vend, u blenë gazeta, portale dhe televizione, u censurua opinioni publik përmes arrestimit të gazetarëve, si dhe në rrethana të panjohura edhe ndërroi jetë gazetari Nikolla Mladenov. Si rezultat i tërë kësaj, në Maqedoni kishim media të kapura, censura ishte në nivel si dhe mungonte dukshëm liria e shprehjes.
6- Edi Rama e kaloi për një hap Nikolla Gruevskin, duke e hapur direkt një televizion të tij, ERTV. Ai i ka shpallur luftë direkte medieve, madje në kohën e tij u mbyll Agon Channel, u blenë disa medie si dhe, përmes paketës anti-shpifje, i ka shpallur luftë direkte fjalës së lirë dhe medieve.
7-Në kohën e Nikolla Gruevskit, i njëjti dukej se është tejet i interesuar për problemet dhe protestat e studentëve, duke futur njerëz të vet në protestë, duke blerë organizatorët, madje edhe duke organizuar anti-protesta që do të kishin në rend dite temën e njëjtë-problemet studentore.
8- Sot Edi Rama po fton studentët të reflektojnë duke i ftuar në debat publik, ku nga raportimet në medie duket sikur ka infiltruar njerëz të vet, ka blerë organizatorët, dhe duket sikur është tejet i interesuar për të zgjidhur hallet e studentëve. Ajo që mungon nga Edi Rama është anti-protesta, që do të kishte në rend dite temën e njëjtë me studentët: problemet e studentëve.
9-Nikolla Gruevski i shpalli luftë të hapur opozitës, ku dihet mirëfilli se dhunshëm i përjashtoi prej dyerve të Parlamentit të 'premten e zezë' kur miratoi buxhetin e famshëm kontrovers që i mundësonte t`i realizojë në praktikë të gjitha aferat e tij korruptive.
10- Sot Edi Rama sillet me përçmim ndaj opozitës, aktorët e saj kryesorë i quan 'pleq dixhitalë', ndërsa kreun e opozitës e përqesh haptas në medie duke u munduar që ta nxjerrë jashtë kontekstit kohor të gjithë aktivitetin e tij politik.
Shkurtimisht këto janë vetëm disa pika të ngjashme midis Edi Ramës dhe Nikolla Gruevskit. Ajo që mbajnë mend shqiptarët e Maqedonisë është fati famëkeq i Nikolla Gruevskit i cili, nga një person i fuqishëm në Maqedoni, u shndërrua në një azilant në Hungari. Dhe këtë fat ia përcaktuan pikërisht studentët dhe Plenumet e tyre studentore të cilët nuk u frikësuan aspak nga e gjithë forca në rënie e Nikolla Gruevskit. Ata me guximin dhe këmbënguljen e tyre i dhanë zor Nikolla Gruevskit nga kolltuku i Kryeministrit në kantën e plehrave.
Sjellja e sotme e kryeministrit Edi Rama më ngjason shumë me përfundimin e karrierës politike të Nikolla Gruevskit. Me studentët përballë, banorët e revoltuar të cilëve do t`u prishen shtëpitë për t`u realizuar afera të pastra korruptive, me keqpërdorimin e klasave sociale për të përmirësuar imazhin karshi shqiptarëve, me luftën që po i shpall medieve, Edi Rama nuk e ka larg përfundimin.
*Autori eshte kolumnist nga Maqedonia
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38