Flash News

KRYESORE

Edi Rama, por ai i Kosovës, pranohet për studime në Oksford

Edi Rama, është 18-vjeçari nga Kosova i cili është pranuar në Universitetin e Oksfordit ku do t’i fillojë studimet nga shtatori.

Gazeta New Ham Recorder ka bërë një shkrim për 18-vjeçarin nga Kosova i cili është djalë i një çifti refugjatësh të cilët u larguan nga Kosova për në Gjermani gjatë luftës dhe pas përfundimit të saj, autoritetet gjermane u kishin thënë që duhet të kthehen sërish në Kosovë.

Por atyre ju dha azil nga Britania e Madhe, ku ishin shpërngulur më 1999 duke u vendosur në Barking të Londrës.

Në shkrimin e saj, New Ham Recorder thotë se prindërit ishin dy personat e parë që Edi njoftoi për pranimin në Universitet.

“Ata shpesh ma kujtojnë se sa me fat jemi që jetojmë në Mbretërinë e Bashkuar”, ka thënë Edi.

“Nuk flasin shumë për atë që kishte ndodhur por sigurohen që ne ta dimë se sa ndryshe ka qenë fëmijëria e tyre nga kjo e jona.

Është shumë e vështirë për mua që ta çmoj veç sa vështirë ka qenë për ta, pasi kam lindur këtu dhe nuk di asgjë. Kjo duket e largët për ne, por qartazi jo për ta”, shprehet 18-vjeçari nga Kosova.

Edi tregon për gazetën britanike se kur ju tha prindërve për pranimin në Universitet të dy u përlotën.

“Sikur të mos ishin larguar nga Kosova dhe të ishin zënë në luftë, ka gjasë që nuk do të rronin aq gjatë sa të kishin fëmijë, se lëre më t’u shkojë njëri prej tyre në njërin nga universitet më të mira në botë”, thotë Edi.

 

Të fundit