Flash News

KRYESORE

Edi Rama premton në studio: Në 2019-n, PS fiton bashkinë e Kukësit

Edi Rama premton në studio: Në 2019-n, PS fiton bashkinë e

Kryeministri u shpreh sot i bindur se Partia Socialiste do të fitojë bashkinë e Kukësit në zgjedhjet lokale të 2019-ës. Gjatë emisionit ‘Java’ në RTSH, Rama u shpreh: “Po ta them që tani që ne do ta fitojmë Kukësin. Këtë po e them sot dhe do të vijmë prap këtu që të flasim.”

Ndonëse nuk ka ende një kandidat zyrtar, raportimet që vijnë nga qyteti verilindor favorizojnë Safet Gjicin për të garuar me logon e socialistëve.

Kryeministri Rama refuzoi të deklaronte nëse Erion Veliaj do të rikandidojë për bashkinë e Tiranës, duke theksuar se emri do të vendoset nga strukturat e PS. Të njëjtin qëndrim Rama e mbajti edhe për Vangjush Dakon në Durrës, si dhe për Qazim Sejdinin në Elbasan.

Zgjedhjet lokale të vitit 2019-të do të zhvillohen më 30 qershor.

Të fundit