Flash News

KRYESORE

Edi Rama premton t’i japë fund burokracisë, në 100 ditët e para të qeverisë

Vendimin e dytë të qeverisë “Rama 2” kryeministri e ka marë sot dhe e ka bërë publik po sot mbasdite. Në një një postim në rrjetin social facebook, kryeministri Edi Rama ka njoftuar se “në 100 ditët e para të qeverisjes do të jetë fundi i burokracisë”. Ja postimi i Ramës:

“Në 1 vit burokracia shqiptare kërkon 4.5 milionë certifikata. Konsum skandaloz kohe, lekësh, nervash që do mbarojë me qeverinë e re. Në çdo rast kur i duhet certifikata e qytetarit, për të dhënë një shërbim, burokracia duhet ta sigurojë vetë. Kjo do të bëhet realitet, brenda 100 ditëve të para të mandatit të ri”, shkruan Rama. Vendimi i parë ishte shpallja e vitit 2018, Viti i Skënderbeut.

Të fundit