Flash News

KRYESORE

Edi Rama: Refuzimi i vizës së Ruçit nga SHBA ishe një gabim

Edi Rama: Refuzimi i vizës së Ruçit nga SHBA ishe një

Gramoz Ruçi u kthye nga ShBA, por pas dy muajsh  i është  dhënë viza si i ftuar në Kongresin e Partisë Republikane, kështu është shprehur kryeministri Edi Rama ndaj akuzës për kryetarin e ri të Kuvendit. Ai refuzim ishte një gabim megjithatë nuk ka rëndësi më, herët ose vonë kryetari i Kuvendit do të vizitojë Kongresin dhe Senatin amerikan.  

Kryeministri Edi Rama ka folur për marrëveshjen me Lulzim Bashën, duke deklaruar se “ajo është një marrëveshje që i duhet këtij vendi për t'i shërbyer shqipëtarëve, dhe është një marrëveshje që të gjithë do të fitojnë”.

Përsa i përket opozitës ai është shprehur se  “me një opozitë të tillë nuk ka shans që populli t’i kërkojë për t’i qeverisur. Nëse Lulzim Basha ka bërë diçka të mirë për këtë vend ajo është marrëveshja, dhe kjo tregohet nga zgjedhjet që u mbajtën në 25 qershor."

Pyetjes se nëse ka pasur dijeni  për ndonjë skemë për  votat e PD-së ndaj  Ruçit,  kryeministri i përgjigjet se ishte një moment që opozita të shoh  veten se ku është.  "Nëse do të kishte marr pjesë dhe ajo në votim do të kishte më shumë vota, sepse marrëdhëniet e Gramoz Ruçit me PD janë më të mira jashtë ekranit se sa në kamera, ai është pikë e referimt për shumë anëtarë të Partisë Demokratike".  

Të fundit