Flash News

KRYESORE

Edi Rama rikthehet në Maqedoni pas krizës, në një tryezë me Ivanov

Edi Rama rikthehet në Maqedoni pas krizës, në një

Në fillim të këtij viti Maqedonia u përfshi në një krizë të thellë dhe presidenti i vendit, Gjorge Ivanov, bëri përgjegjës direkt kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, si sponsorizues i platformës së partive shqiptare në Maqedoni.

Tani kur kanë kaluar disa muaj dhe në krye të qeverisë ka ardhur Zoran Zaev, kundërshtar politik i Ivanov, kryeministri Rama do të rikthehet në vendin fqinj.

Më 16 dhe 17 tetor do të organizohet në Shkup një takim me 100 sipërmarrjet më të mëdha të Evropës Juglindore dhe ku do të marrin pjesë kryeministrat e Maqedonisë, Shqipërisë, Mali të Zi, Kroacisë, Kosovës dhe Komisioneria e BE-së për Transportin, ndërkohë pritet konfirmimi nga Bosnje-Hercegovina. Presidenti Ivanov do të përshëndesë gjithashtu takimin.

Kjo është hera e parë që Rama dhe Ivanov do të ulen në një tavolinë së bashku që pas akuzave të forta.

Sa i përket marrëdhënieve me kryeministrin Zaev, Rama është takuar dy herë me homologun maqedonas, në Trieste dhe në Durrës.

Takimi i Shkupit ka për qëllim promovimin e përdorimit të makinave elektrike në Ballkanin Perëndimor dhe krijimin e infrastrukturës së nevojshme.

Dy ministrat e rëndësishëm të BE vizitë në Ballkanin Perëndimor, shmangin Shqipërinë

Të fundit