Flash News

KRYESORE

Edi Rama sot shkruan për veten, postimi ndryshe i kryeministrit në facebook

Ndërsa jemi mësuar të lexojmë çdo mëngjes pas orës 08.00 postime në profilin e kryeministrit Edi Rama që kanë të bëjnë vetëm me reforma dhe arritjet sipas tij falë qeverisë që ai drejton prej dy mandatesh, në postimin e sotëm vihet re diçka ndryshe.

Sot kryeministri vendosi të flasë për veten dhe të marketojë librin e tij “Kurbani”.

Përmes këtij postimi, Rama tregon se libri i tij është shpërndarë edhe në libraritë italiane.

“MIRËMËNGJES dhe me librin e sapodalë në libraritë italiane ju uroj një ditë të mbarë “, shkruan Rama, i cili na lë të kuptojmë se libri i tij, tashmë është përkthyer edhe në gjuhën italiane.

Të fundit