Flash News

KRYESORE

Edi Rama-studentëve: Kaq pula jeni? Shkoni dhe kërkoni të drejtat tuaja

Edi Rama-studentëve: Kaq pula jeni? Shkoni dhe kërkoni të drejtat

“Kush janë këto që ju pengojnë të drejtat tuaja?”, kjo është pyetja që kryeministri Edi Rama u bëri studentëve teksa komentonte bojkotin e pedagogëve.

Në takimin e zhvilluar në konviktet e Universitetit të Mjekësisë në Tiranë, Rama kërkoi nga studentët që të kërkojnë të drejtat e tyre.

“Kaq pula jeni? Shkoni dhe kërkoni të drejta tuaja”, u shpreh kryeministri.

“Shko tek fakulteti merr dhe të gjithë shoqet dhe shokët që u takon bursa dhe thoni nxirrni letra. E keni më kollaj të mblidheni e protestoni kundër meje dhe kaq të vështirë për gjënë që ju takon, dhe nuk ju lënë t’ua japin disa ‘mark mark’ rrugëve, që kanë hallet e tyre”, tha ndër të tjera Rama.

Pedagogët dhe studentët protestojnë që prej fillimit të dhjetorit për përmirësimin e cilësisë së arsimit në Shqipëri. Edhe pse ka premtuar disa herë se do të plotësojë kërkesat e tyre, kryeministri Rama nuk ka ndërmarrë ende asnjë hap konkret.

670 milionë lekë për një takim, zyrtarët e opozitës reagojnë për harxhimet e Ramës: Të ftuarit ta bojkotojnë

Të fundit