Flash News

KRYESORE

Edi Rama tërhiqet nga importi i plehrave: Qytetarët duhet të informohen

Edi Rama tërhiqet nga importi i plehrave: Qytetarët duhet të

Kryeministri Edi Rama është tërhequr nga projektligji i importit të plehrave pas një përpjekje dy vjeçare e cila ngjalli reagime negative te publiku dhe shoqëria civile.

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS, Rama tha se tërheqja nga projektligji është bërë për aryse se qytetarët kanë nevojë të informohen më mirë, ndërsa refuzoi t’i jepte të drejtë ish-presidentit Bujar Nishani.

“Sa i përket çështjes së dekreteve ne do mbajmë një qëndrim sic e kemi shprehur në respekt të procedurës së Kuvendit dhe do të tërhiqemi nga projekti si i tillë në këtë fazë pasi besojmë se jo që ata që e kundërshtojnë kanë të drejtë, jo që presidenti i mëparshëm ka të drejtë por që është e drejta e të gjithë qytetarëve të jenë të mirëinformuar për këtë projekt, flas për projektin e riciklimit të mbetjeve që s’ka të bëjë me gjithë spekulimet e opinionit publik për axhenda tërësisht politike apo me axhenda pa lidhje me axhendën e modernizimit të vendit”, ka deklaruar Rama.

Të fundit