Flash News

KRYESORE

Edi Rama zbulon projektin e ri, kërkon Akademi të Shkencave të përbashkët me Kosovën

Edi Rama zbulon projektin e ri, kërkon Akademi të Shkencave të

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar projektin e ri për Akademinë e Shkencave, të cilën ai e ka konsideruar tashmë të mbyllur. Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin kosovar, Ramush Haradinaj, Rama ka kërkuar krijimin e një Akademie të Shkencave, të përbashkët për të dyja shtet.

“Na duhet një Akademi shqiptare pa kufi, ku të gjitha mendjet e ndritura të kombit të jenë nën një çati për të gjitha vlerat shqiptare. Na takon ne si dy qeveri të dy shteteve shqiptare të konsiderojmë seriozisht kërcënimin që i bëhet gjuhës shqipe, të folur dhe të shkruar, dhe domosdoshmërinë që ne t’i bëhemi mburojë kësaj arritje të jashtëzakonshme dhe të pakrahasueshme”, tha Rama.

Rama kërkoi angazhim të përbashkët me Kosovën për datat e rëndësishme të historisë së kombit shqiptar.

Erdogan e thotë hapur mendimin e tij: Kosova nuk është shtet

Të fundit