Flash News

KRYESORE

“Edi Ramës i ka ngecur fitorja në fyt, mexhliset e Noriegës dëshmi e panikut të madh”

“Edi Ramës i ka ngecur fitorja në fyt, mexhliset e Noriegës

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një statusi në rrjetet sociale deklaron se kryeministrit Edi Rama i ka ngecur në grykë fitorja e 75 mandateve nga zgjedhjet e 25 qershorit.

Sipas Berishës, Rama mori 2.7 milionë ‘shpulla’ nga shqiptarët pasi sipas tij qytetarët e kanë ndërshkuar me votën e tyre kundër dhe me bojkot.

Berisha shkruan se listat e zeza dhe mexhliset po zëvendësojnë ligjet dhe institucionet në shtetin e Norieges.

Statusi i Berishës:

Mexhliset e Norieges, deshmi e panikut te madh!

Te dashur miq, kesaj rradhe Edi Rames i ka ngecur fitorja ne gryke. Pavaresisht nga 75 mandatet, ai eshte i tmerruar nga fakti se 2,7 milione shqiptar me te drejte vote, e kane ndeshkuar ate me voten e tyre kunder ose dhe me hidhur, me voten bojkot ne zgjedhjet qe Noriega organizoi me 25 qershor.

Keshtu, friken deri ne palce nga 2.7 milion shpulla, siç i quan ai ne psikolgjine aterore votat kunder dhe bojkot, ai beson se mund t'a kaloje nepermjet mexhliseve, nje forme kjo e vjeter me konotacion fetar por dhe laik i perdorur shekuj me pare dhe qe perdoret edhe sot nga chiftein beduinesh, princer apo sheike per te komunikuar dhe njohur me ankesat e gjendjes qe sundojne.

Keshtu pra miq, listat e zeza dhe mexhliset po zevendesojne ligjet dhe institucionet ne shtetin e Norieges apo timonierit, qe plasi per te bere pak, apo njeçik shtet!! sb

 

Të fundit