Flash News

KRYESORE

“Edi Ramës i ra puna me drogën, ndaj futi taksën e rrugës”

“Edi Ramës i ra puna me drogën, ndaj futi taksën e

Vendosja e taksës 5 euro për kalimin e mjeteve në ‘Rrugën e Kombit’ ka sjellë reagime të tjera përtej kufirit. Pas deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fidan Rekaliu  që e cilësoi si të panevojshme koston e re, që duhet të paguajnë qytetarët për çdo kalim nga Rruga e Kombit, ka reaguar edhe analisti politik, Dastid Pallaska.

Ky i fundit shkruan se vendosja e taksës nga kryeministri Rama synon të ul humbjet që ka pësuar qeveria nga rënia e “biznesit” të kanabisit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Po ashtu, Pallaska shton se në të ardhmen me siguri do të paguhet edhe për përdorimin e Flamurit Kombëtar, ndërsa akuzon edhe politikanët kosovar se i janë nënshtruar vendimit të qeverisë së Tiranës.

Statusi i plotë:

“Haraçi” i Rrugës së Kombit synon me i zbut’ humbjet “buxhetore” që Kryeministri i Shqipërisë i ka pësuar nga rënia e përkohshme e “biznesit” të ish Ministrit të Brendshëm.

Në të ardhmen e afërt me siguri do të paguajmë edhe për përdorimin e Flamurit Kombëtar.

Pak është duke bërë qysh ju ka nënshtruar pjesa ma e madhe e klasës tonë politike e - besa - edhe një pjesë e konsiderueshme e shoqërisë.

Të nënshtruarit me siguri janë duke shpresuar që së paku EUR 1 nga ky “haraç” do t’i dedikohet “idesë” patriotike për Presidentin Mbarëkombëtar!

Të fundit