Flash News

KRYESORE

Edi Reja vendos për Shqipërinë pas ndeshjes me Andorrën, komenton edhe dënimin për Strakoshën

Edi Reja vendos për Shqipërinë pas ndeshjes me Andorrën,

U tha se midis italianit Edi Reja dhe Federatës Shqiptare të Futbollit nuk ishte arritur një marrëveshje për ta bërë atë trajnerin e kuqezinjve, por mesa duket negociatat nuk janë mbyllur përfundimit.

Në një prononcim për median ‘Cittaceleste’, trajneri Reja ka konfirmuar se ka marrë 24 orë për të vendosur mbi kontratën me Shqipërin, dhe gjithçka do të bëhet publike pas ndeshjes që ekipi ynë do të zhvillojë sot në mbrëmje kundër Andorrës.

“Gjithçka do të varet se çfarë do të bëjë sot Kombëtarja kundër Andorrës”, është shprehur Reja.

Por edhe pse nuk ka thënë ende ‘po’, ish-trajneri i Lacios ka filluar të flasë si trajner i Shqipërisë, kur është pyetur për vendimin e Kristian Panuçit për të përjashtuar portierin Tomas Strakosha për shkak të vonesës.

“Një vonesë mund të ndodhë, mu duk i tepërt vendimi”, është shprehur Edi Reja.

Shqipëria do të luaj ndeshjen e dytë të eleminatoreve për 'Euro 2020', kundër Andorrës. Në pankinë do të jenë Ervin Bulku dhe Sulejman Mema, si trajnerë të përkohshëm pas largimit të Kristian Panuçit, pas humbjes me Turqinë në 'Loro Boriçi'.

Të fundit