Flash News

KRYESORE

Edison Ypi: nëse fituesi i 'çmimit Kadare' nuk është i duhuri do ta bëj për spital

Edison Ypi: nëse fituesi i 'çmimit Kadare' nuk

Edison Ypi, në një status në Facebook i është ‘lutur’ jurisë së çmimit Kadare, që jepet nga Universiteti Europian i Tiranës të jetë e kujdesshme. Çmimi i përvitshëm do të jepet fundjavën që vjen dhe Ypi, një kadarean i shpallur, ka dashur t’i bëjë ‘pritë’ ndonjë ‘pakujdesie’ që, jo rrallë ndeshen nga juritë shqiptare.

Pjesën tjetër të statusit Ypi e mbush me procesione ‘kanibaleske’ të cilat nuk duhen marrë seriozisht, por paralajmërimi për kujdesin në dhënien e çmimit, po.

Statusi i plotë:

E lus Jurinë e "Çmimit Kadare" ta respektojë emrin e lartë me vendimet që do marri.

Nëse Çmimin e Parë do ja japi dikujt që nuk i ka të gjitha fjalët e zgjedhura, të gjitha presjet në vendet e duhura, të gjitha arsyetimet të qarta dhe të vlefëshme, nëse drejtpërdrejt ose tërthorazi mburr sadopak veten, cilidoqoftë autori, do ta shkoj në hell, do ta pjek me zjarr të ngadaltë, do ja pres mishin me gërshërë, do ja bëj hallatet kukurrec, do ja nxjerr sytë me pirun, do ta bëj ta flaki penën në hale me dorën e vet.

Nëse paskëtaj do ti kujtohet edhe një herë të vetme se dikur ka pretenduar diçka në Letërsi, pjesën e mbetur të jetës deri në varr, do ta kalojë spital më spital me shpresën e kotë se do shërohet nga ca sëmundje të panjohura që do ja gërryejnë mishin dhe kockat dita-ditës mes ulurimave.

Të fundit