Flash News

KRYESORE

Edita Tahiri: Mini-Shengeni krijon bërthamën ekonomike për “Serbinë e Madhe”

Edita Tahiri: Mini-Shengeni krijon bërthamën ekonomike për

Ish-ministrja për Dialog në Kosovë, Edita Tahiri është kundër Shengenit Ballkanik, që sipas saj ndihmon në realizimin e projektit të Serbisë së Madhe.

“Se ideja e 'mini-schengenit' krijon bërthamën ekonomike për 'Serbinë e Madhe' këtë gjithë shqiptarët po e shohin, përveç Edi Ramës. E lumtur me reagimet e mençura dhe strategjike të shqiptarëve për të mbrojtur interesat kombëtare dhe për të penguar neohegjemoninë serbe në Ballkan”, shkroi ajo në Facebook.

në Kosovë të gjithë politikanët janë kundër Shengenit Ballkanik, pasi sipas tyre në fillim duhet që të zgjidhet çështja e vendit. Për më tepër që situata u acarua, pas deklaratës së bërë nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç, i cili e mohoi masakrën e Reçakut.

Të fundit