Flash News
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
Edita Tahiri: Thaçi dhe Rama bënë gabim historik duke hapur çështjen e kufijve të Kosovës
Ish-ministrja për Dialog në Kosovë, Edita Tahiri akuzoi presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, se kanë gabuar, duke e hapur çështjen e ndryshimit të kufijve të Kosovës.
“Kanë bërë gabim historik, edhe Thaçi, edhe Rama. Unë nuk e lejova Serbinë të hapë tema territoresh. Integrova veriun. Strukturat paralele u shuan. Vumë kufij me Serbinë, se ishin pikat e djegura. Hoqëm nga mendja e Serbisë se mund ta marrë Trepçën”, tha Tahiri në emisionin “A Show”, në televizionin T7.
Ajo gjithashtu në të shkuarën ka qenë kundër projektit të Shengenit Ballkanik, që sipas saj ndihmon në realizimin e projektit të Serbisë së Madhe.
Ajo vlerësoi edhe reagimet e mençura dhe strategjike të shqiptarëve për të mbrojtur interesat kombëtare dhe për të penguar neohegjemoninë serbe në Ballkan.