Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Edmond Panariti entuziast për datën e re të zgjedhjeve: Shpresë për hapjen e bisedimeve me BE
Ish-ministri i Jashtëm, Edmond Panariti, duke u ndalur te situata e tensionuar politike në vend, përgëzon Presidentin Meta për dekretimin e datës të re të zgjedhjeve.
“ Data e re, mban ende të ndezur flakën e shpresës për hapje të bisedimeve për në BE”, shkruan Panariti.
Ish-ministri u bën thirrje palëve politike të reflektojnë për datën e re të vendosur nga Presidenti, pasi kjo shënon edhe shpresë për negociatat me BE.
“Koha per te ndalur retorikën e helmit, kercenimit, shantazhit dhe bulizmin politik! Koha per dialog dhe kompromis! Koha per zgjidhje dhe për zgjedhje jo për farsa zgjedhore! Data e re e zgjedhjeve vendore e dekretuar nga Presidenti, eshte parandaluese e percarjes se madhe te vendit dhe e shkermoqjes të Pluralizmit. Ajo ndalon edhe konfliktin institucional te pas votimeve pa zgjedhje , qe do te derivoje si pasojë e mos konstituimit ende të dy gjykatave supreme, gjykatës kushtetuese dhe asaj të larte. Data e re, mban ende te ndezur flaken e shpreses per hapje te bisedimeve per ne BE perkunder deshtimit të sigurte te perspektives per hapje te bisedimeve për ne BE, jo vetëm ne Tetor por edhe shumë me gjatë se aq, nga shkelja e sigurte e standardeve elektorale në daten 30 Qershor.... Reflektoni!”-shkruan Panariti.