Flash News

KRYESORE

Edmond Spaho e merr me sportivitet sharjen e Mesila Dodës

Edmond Spaho e merr me sportivitet sharjen e Mesila Dodës

Edmond Spaho i ka kujtuar Mesila Dodës faktin pse PDIU merr 75 mije vota e nuk fut ne Kuvend as kryetarin, as nënkryetarët dhe as sekretaren e përgjithshme…  

Disa orë pas propozimit të nënkryetarit të Partisë Demokratike,për një votim të detyrueshëm të të gjithë shtetasve, e para që reagoi ishte Mesila Doda,ish-deputetja e PDIU-së. Me shumë etikë Edmond Spaho i është kundërpërgjigjur Mesila Dodës të PDIU-së sa i takon çështjes mbi votimin e detyruar, ku kjo e fundit e cilësoi demokratin “delirant”.

Me tone të qeta Spaho thekson se debati shërben veçse për mirë, ndërsa i sugjeron Dodës që mjafton që ai të bëhet me kulturë.

“Faleminderit Mesila per pergjigjen. Nga debati nuk ka vecse mire, mjafton ta bejme me kulture. Vetem per te saktesuar dy gjera: se pari ishit ju qe komentuat mendimin tim dhe jo e kundertaë se dyti shqetesimi im ka te beje edhe me faktin qe partia qe merr 75 mije vota nuk fut ne Kuvend as Kryetarin, as nenkryetaret dhe as Sekretaren e Pergjitheshme… ky eshte nje problem qe do vemendje. Edhe nje here faleminderit per komentet.”

Të fundit