Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Edmond Spaho sqaron deklaratën e Elbasanit: Fake news i medias. Ja çfarë kam thënë
Edmond Spaho, nënkryetari i Partisë Demokratike ka shpërndarë një reagim nëpërmjet zyrës së shtypit të PD, duke sqaruar një deklaratë të tij në Elbasan. 'Fake news', i ka quajtur Spaho lajmet e medias duke e përgënjeshtruar deklaratën, edhe pse vetëm gjysmën e saj. Spaho sqaron se në Elbasan ka thënë se PD do të vijë në pushtet me aleatët e saj. Ai nuk e përgënjeshtron atë që mediat kanë përdorur si titull, se PDIU dhe LSI do të jenë në opozitë, por vetëm si pasojë e përfundimit të parë, pra të ardhjes së PD në pushtet.
Deklarata e Spahos me sa duket ka patur si qëllim që të kthejë te PD të gjithë ata demokratë që kanë votuar në zgjedhjet e fundit për PDIU dhe LSI.
Deklarata e plotë e Spahos:
Fake news. Po qarkullon nje lajm sipas te cilit ne aktivin e PD ne Elbasan une paskam thene se LSI dhe PDIU do jene partite e vetme opozitare pas zgjedhjeve te 25 Qershorit. Teresisht e pa vertete. Ajo qe kam thene eshte qe LSI dhe PDIU do jene parti ne opozite dhe PD do fitoje dhe do te qeverise me aleatet e saj. Ndaj te gjithe mbeshtetesit tane te dhunuar e mashtruar keto vite nga partite e pazarit te vjeter jane te lire tashme te rikthehen ne shtepine e tyre Partine Demokratike, partine qe do te fitoje zgjedhjet me koalicionin e saj opozitar dhe bashkimin per Republiken e Re. Natyrisht e para qe do dale ne opozite do jete PS dhe Edi Rama.