Flash News

KRYESORE

Eduard Halimi për humbjen: Kontrata e politikes me krimin ia doli sërish

Eduard Halimi për humbjen: Kontrata e politikes me krimin ia doli

Kandidati i PD-së për deputet, Eduard Halimi ka reaguar për rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit, ku kjo parti pësoi një humbje të thellë.  Halimi falenderon komisionerët dhe qytetarët e qarkut të Beratit që votuan PD-në. Ai shpreh keqardhjen që kontrata e politikës me krimin ia doli sërish në Berat, që me paratë, forcën dhe lidhjen e gangsterëve me pushtetin, të blejnë votën e njerëzve të varfër.

Reagimi i Halimit:

Falenderim te thelle per 2400 komisioneret, numeruesit dhe vezhguesit‎ e Partise Demokratike ne 305 QV e qarkut te Beratit qe qendruan deri ne kutine e fundit per te numeruar cdo vote.

‎Respekt dhe pergjegjesi të larte ndaj gjithe qytetareve te qarkut te Beratit qe votuan Partine Demokratike.

‎Respekt per burrat dhe grate dinjitoze qe nuk e shiten voten dhe as u perulen as para thesit te pushtetit, as parave dhe presionit te gangstereve te lidhur me pushtetin, por votuan per ndryshuar ekonomine e familjeve te tyre.‎

Keqardhje qe kontrata e politikes me krimin ia doli serish ne Berat, qe me parate, forcen dhe lidhjen e gangstereve me pushtetin, te blejne voten e njerezve te varfer gjate javeve te fundit, te mposhtin dinjitetin tyre, e te triumfojne mbi varferine e thelle ne Skrapar, Polican, Kucove, Ure Vajgurore e Berat.

‎Kontrata e krimit me politiken ia doli qe edhe diten e votimit ne cdo‎ qender votimi patrullat e fuoristradave te zeza te benin ligjin duke sfiduar organet e ligjit, pranine e medias dhe te vezhguesve te ODHIR- Osce ne Uznove, Velabisht, Celepias ne qender te Beratit e Kucoves. ‎

Falenderim te thelle per shtabin e fushates dhe punen e jashtezakonshme te secilit kandidat per deputet qe ishim së bashku në 200 takimet e 20 diteve te fushates.

Ne vecanti, mirenjohje per punen e jashtezakonshme te Astritit, me te cilin pata fatin te punoja kaq ngushte ne keto 4 jave.

‎Keqardhje qe nuk ia dolem te nxirrnim PD nga vendi i trete ku ndodhej e te merrnim mandatin e dyte edhe pas shkurtimit te nje mandati ne keto zgjedhje.

Nuk mundem te prishnim kontraten e politikes me gangsteret e krimit ketu në qarkun e Beratit që vret demokracinë, votën e lirë dhe vret ekonomine.

Të fundit