Flash News

KRYESORE

Eduard Selami: Nuk jam kundër Bashës por...

Eduard Selami: Nuk jam kundër Bashës por...

Në një konferncë për shtyp Eduard Selami, një nga emrat e përjashtuar nga lista Basha ka zbuluar detaje nga kandidatura e tij për kreun e PD-së. 

Fillimisht Selami ka sqaruar për opinionin publik se, humbja në këto zgjedhje nuk mund ti ‘taksohet’ vetëm Lulzim Bashës. Më tej ai shtoi se vetë personalisht nuk është kundër Bashës. 

Fjala e Selamit: 

“PD  duhet të eci  me hapin e  kohës dhe kjo do  të  vijë në këtë garë. Ajo çfarë  është  më e  rëndësishme për PD, është një analizë. Jam i sigurt që  ne kemi eksperiencën e duhur dhe kjo garë do ta nxjerrë PD më të fortë  dhe ta çojë përpara. Humbja nuk është  vetëm e  Bashës. Ka qenë mungesa e  shpresës që na ka çuar deri këtu. Nuk jam personalisht kundër Bashës. Jam gati që me eksperiencën time perëndimore të jap një kontribut për PD.” 

Të fundit