Flash News

KRYESORE

Eduard Zaloshnja: Prostesta për rrëzimin e Qeverisë? Ka vetëm një mënyrë

Eduard Zaloshnja: Prostesta për rrëzimin e Qeverisë? Ka

Analisti Eduard Zaloshnja nuk beson se në një vend si Shqipëria qeveria mund të rrëzohet vetëm nëpërmjet protestave popullore. Në shkrimin e publikuar në ‘Afp.al’, Zaloshnja shprehet se qeveria e kryeministrit Edi Rama mund të rrëzohet nëse kancelaritë perëndimore e kërkojnë diçka të tillë.

“Aktualisht, protestat që planifikon të fillojë në fund të janarit opozita, mund ta rrëzojnë qeverinë Rama, vetëm nëse kancelaritë perëndimore japin sinjale të forta se e dëshirojnë një gjë të tillë. Sado citime të Tomas Xhefersonit të bëjë Basha, e sado përbetime për rrëzimin e Ramës të bëjë Kryemadhi, qeveria nuk bie në një vend si Shqipëria, për sa kohë që kancelaritë perëndimore nuk duan trazira. Të mos harrojmë se jemi një shtet i vogël, që nuk do ta kishte fituar dot pavarësinë reale vetëm me kryengritje popullore. Pavarësisë tonë iu vu vula zyrtare, vetëm kur u njoh nga kancelaritë perëndimore në Londër”, shkruan Zaloshnja.

Për të mbrojtur këtë tezë ai sjell rastet e viteve 1991, 1997 dhe 1998 kur janë rrëzuar qeveri të majta dhe të djathta ose ka patur të tilla tentativa, por ato janë realizuar apo shmangur vetëm pas ndërhyrjes së perëndimorëve.

Të fundit