Flash News

KRYESORE

Eduart Selami del kundër çdo aleance të mundshme me PS dhe LSI

Eduart Selami del kundër çdo aleance të mundshme me PS dhe LSI

“Jam kundër koalicionit PS-PD, pas zgjedhjeve, po pati një të tillë”, tha mbrëmë kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Eduard Selami, i ftuar në studion e “Arena” në Ora News. Por ai përjashtoi njëherësh edhe një aleancë të mundshme me LSI. “Me Lëvizjen Socialiste për Integrim do të koordinojë veprimet në opozitë, por nuk do të bëjë koalicion me të, sepse është e dhimbshme që ne si forca kryesore politike të shikojmë nga duart LSI-në dhe PS-në. Kjo duhet të marrë fund. Kur them që dua të fusë atë gjë, që mund të jetë edhe pak arbitrare, që kryetari i Partisë nëse nuk bëhet parti e parë, të largohet, pikërisht këtë lloj konkurrence duhet të fus. Është e pafalshme. Fraksionet do t’i lejojë”.

Edhe nëse nuk fiton zgjedhjet Salami tha se do të vazhdonte betejën për demokratizimin e Partisë Demokratike dhe nuk do të largohej

në Amerikë. “Amerika është pjesë e imja. Kthimi ka qenë i vështirë. Por ajo çka ia vlen është që të kem mundësi që t’i japë një model Partisë Demokratike që asnjë parti nuk e ka pasur. Duhet një forcë politike që të bëhet promotor për zhvillimin e vendit. Unë e kam parë si bëhet”. 

Të fundit