Flash News

KRYESORE

Eduart Selami nis fushatën: Koha e ka lënë pas PD-në, duhet rinovim

Eduart Selami nis fushatën: Koha e ka lënë pas PD-në, duhet

Kandidati për kryetar të PD-së, Eduart Selami ka nisur fushatën pas zyrtarizimit të kandidaturës. Reagimin e parë e ka bërë në rrjetet sociale ku shkruan se koha e ka lënë pas partinë që ai ka themeluar.

Selami thekson se është koha për një reformim dhe rinovim të PD-së, si dhe një analizë e drejtpërdrejtë brenda familjes politike.

“Është për të ardhur keq që forcën e parë politike ku unë kam patur kënaqësinë të jem ndër themeluesit e saj, koha e ka lënë pas. Dhe këto zgjedhje treguan pikërisht këtë. Prandaj PD-ja dhe demokratët duhet të ecin me hapin e kohës dhe duhet t’i paraprijnë. Unë jam shumë i sigurt që kjo do të vijë, dhe ky do të jetë dhe kontributi im në këto zgjedhje për kryetar të PD-së..

Unë mendoj se këto janë periudha sa të vështira po aq të mbarsura me mundësi, për një reformim dhe rinovim të vonuar të PD-së, për ta ngritur atë aty ku janë vlerat më të mira të demokracisë dhe të partive politike bashkëkohore. Ajo çka është më kryesorja është një analizë e drejtpërdrejtë, e sinqertë, e hapur, brenda familjes politike, duke parë në radhë të parë gjërat që në bashkojnë se sa ato që na ndajnë”, shkruan Selami.

Të fundit