Flash News

KRYESORE

Eduart Selami njofton deklaratë për mediat, çfarë do të denoncojë kandidati për kreun e PD

Eduart Selami njofton deklaratë për mediat, çfarë do

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Eduard Selami ka njoftuar një deklaratë për mediat në selinë blu.

Sipas “News24” Selami pritet të denoncojë pjesëmarrjen e kryetarëve të degëve të PD në këtë proces. Edhe më herët, Selami tha se kryetarët e degëve të Partisë Demokratike nuk duhet të jenë në komisionet e votimit, pasi sipas tij mund të ketë ndikime në anëtarësi për të votuar një kandidat apo tjetrin.

Gjatë ditës së sotme Selami u shpreh se gara brenda PD për kreun e partisë nuk është e barabartë. Në deklaratën për mediat, pritet që kandidati për kreun e PD të japë gjykimin e tij për ecurinë e procesit.

Të fundit