Flash News

KRYESORE

Eduart Shalsi: Dekreti i Presidentit për “mbetjet” është i vdekur

Eduart Shalsi: Dekreti i Presidentit për “mbetjet”

Rikthimi në Parlament i ligjit për mbetjen që u diskutua javës që shkoi ka ngjallur reagime poltike të shoqatave, forcave potlike dhe të individëve.

Eksperti për ekonominë, Bardh Sejdarasi, është pro importit të mbetjeve. Në studion e Ekopolitikë me gazetaren Aurora Sulce, ai tha se Shqipëria nuk është vendi i vetëm që miraton një ligj të tillë: “Të gjitha palët janë duke diskutuar për një çështje që nuk duhet ti kushtojë kaq shumë vëmendje, pasi është një çështje që ka modele. Nuk është Shqipëria vendi i parë që kërkon të bëjë riciklikim e mbetjeve. Nuk është Shqipëria vendi i parë  që kërkon të azhornojë një ligj që njihet në BE. Nuk është Shqipëria vendi i parë  që kërkon të plotësojë një protokoll që e kanë vendet e BE.  Nuk është Shqipëria vendi i parë ku një grup biznesesh që kanë investuar kapitalet e tyre janë pjesë e një industrie ricikluese që kërkon lëndë të parë. Kjo ndodh në Gjermani, Itali, Slloveni dhe në shumë vende të tjerë.

Nuk ka gjë shqetësuese. Absolutisht jo. Gjermania është vendi i parë që përpunon mbetjet, madje mbetjet e rrezikshme. Shqipëria ka pasur specifikat e saj që lidheshin me administrimin”, tha Sejdarasi.

Ndërsa kryetari i Komisionit të Veprimtarisë prodhuese, Eduard Shalsi tha për emisionin “Ekopolitikë” me gazetaren Aurora Sulçen se dekreti i Presidentit për ligjin e mbetjeve është një dekret i vdekur. “Pra sot kemi një dekret të vdekur. Vullenti i parlamentarëve të kaluar ka përfunduar punën e vet. Sot kemi një legjislaturë të re. Sot kemi edhe një president të re. Jursitet sugjeruan që ky dekret dekret nuk e meriton të shqyrtohen nga ky parlament.”, tha Shalsi.

 

Të fundit