Flash News

KRYESORE

Eduart Shalsi, në mes të rrugëve ... të reja e të vjetra

Duket se deputeti i ri i Pogradecit (Qarkut të Korcës) e ka marrë seriozisht mandatin e tij në qytetin e bukur turistik. Dy postimet e fundit të tij në facebook kanë të bëjënë me rrugët, ajo e reja, unaza e qytetit të Pogradecit dhe rruga e vjetër “Egnatia”, mbi të cilën qëndron ura mesjetare e Golikut. Unazën e qytetit Shalsi e cilëson si “një arterie e zhvillimit urban!”, e shoqëruar nga një video të punimeve për ndërtimin e saj. Ndërsa mesazhi i dytë i referohet Urës së Golikut, për të cilën shkruan:

“Detyra jonë për këtë monument të rrallë, është ta mirëmbajmë që t'i rezistojë kohës ashtu siç ka mbërritur deri në ditët e sotme, gjithashtu të kthehet në një vend me interes të madh turistik.

Ura e Golikut, përfaqëson një vendkalim mbi gjurmët e vjetra të rruges romake, Egnatia, rrugë e cila ndiqte itenerarin e hershëm ilir të Kandavisë.

Ajo ç'ka e bën interesante këtë urë, e cila është klasifikuar si monument kulture i kategorisë së parë, është mënyra e ndërtimit. Ajo paraqet një strukturë të urës me kurriz, me theksin horizontal, me një qark kryesor të madh dhe me një më të vogël anash tij, me një shpore e cila zvogëlon fuqinë goditëse të rrymës lumore, si dhe një qemer gjysmërrethor në këmbën e saj kryesore i cili shërben si shkarkues i ujit gjatë vërshime të mëdha stinore.

E gjithë struktura peshon mbi gurë të punuar dhe latuar me mjeshtëri e mjaft rezistentë nga erozioni ujor. Mënyrë ndërtimi kjo mjaft e përhapur gjatë periudhës otomane sidomos në shekujt XVII-XVIII, kohë në të cilën daton edhe ndërtimi i Urës së Golikut.”

Dy ditë më parë Shalsi pati një takim me peshkatarët e qytetit, ku akuzoi drejtorët e LSI-së (Ministrisë së Bujqësisë së Panaritit) për afera korrputive në para dhe licensa në shkëmbim të votës.  

Në fund Shalsi shkruan: “Faleminderit miqve pogradecarë! 😄

Besimi dhe mbështetja juaj, është detyrimi ynë për t'i çuar deri në fund premtimet tona, për një impuls të ri në #PogradecinQëDuam.”

Të fundit