All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Eduart Shalsi “zëvendëson” kryetarin e Bashkisë së Pogradecit

Eduart Shalsi “zëvendëson” kryetarin e Bashkisë
All - Paragraf - 1

Pas marrjes së mandatit të deputetit të Qarkut të Korçës, Eduart Shlasi duket sikur e ka shpërngulur vendbanimin e tij në Pogradec. Në kuadër të dëgjesave të tij me banorët, Shalsi nuk ka ditë që të mos publikojë veprimtarinë e tij në këto takime. Madje Shlasi ia ka kaluar edhe vetë adashit të tij, kryebashkiakut Kapri, që s’duket gjëkundi.  Shalsi shfaqet me peshkatarët, me arsimtarët, në Hudënisht, në Zdërvaskë, në Pojskë, duke kujtuar heronjtë, etj. e së fundi edhe duke inspektuar investimet e vetë Bashkisë. Më parë dëgjoi ankesat e banorëve tek Unaza e Madhe, dhe sot tek Përroi i Çaprazit. Ja çfarë shkruan në facebook, Shalsi: “Me banorët e bllokut “Përroi i Çaprazit”, gjatë inspektimit të punimeve për rikonstruksionin e rrugës.  Dëgjova sugjerimet e tyre lidhur me gjerësinë e rrugës dhe standardet me të cilat ata presin që ajo të realizohet. Duke besuar që fjalën e fundit në vendimarrje e kanë qytetarët, jemi të vendosur të marrim në konsideratë çdo propozim e korrigjim të mundshëm. “

All - Paragraf - 3

Shalsi duket se e ka marrë seriozisht përfaqësimin e qytetarëve si deputet i këtij qyteti, por pritet të shikohet në shtator e tutje se sa i lidhur do jetë me Pogradecin dhe a do të qajë vërtet hallet e tyre, apo kjo është thjesht për fasadë, apo sa për të kaluar pushimet... Të presim!...  

Të fundit