Flash News

KRYESORE

Edukatorja del me covid-19, një tjetër çerdhe në Tiranë drejt mbylljes

Edukatorja del me covid-19, një tjetër çerdhe në

Një tjetër çerdhe në Tiranë duket se po shkon drejt mbylljes për dy javë për shkak se një tjetër edukatore ka rezultuar e prekur me covid-19.

Sipas A2 bëhet fjalë për çerdhen nr.11 në Laprakë dhe se edukatorja kishte ditë me shenja, temperaturë dhe dhimbje kockash.

Mësohet që edukatorja prej ditësh nuk ka shkuar në punë dhe pas  konfirmimit me Covid është izoluar në shtëpi.

Ndërkohë, pak ditë më parë çerdhja në ish-bllok u mbyll përkohësisht për shkak se një edukatore rezultoi e prekur me coronavirus.

Të fundit