Flash News

KRYESORE

Edukatorja rrëfen dhunën nga drejtoresha: Më tërhoqi zvarrë në shkallë

Edukatorja rrëfen dhunën nga drejtoresha: Më tërhoqi

Edukatorja Suzana Braimllari nga Korça ka rrëfyer dhunën që i është ushtruar nga drejtoresha.

Ajo rrëfen sesi drejtoresha e ka tërhequr zvarrë dhe e ka dhunuar duke i lënë edhe plagë në trup.

“Ajo më zuri derën e drejtorisë, më goditi më tërhoqi zvarrë në shkallë. Nuk kishte asnjë dëshmitar, shpëtova nga duart. Më ka bërë gjithë shenjë.

Hyra në klasë, ajo vazhdonte të më tërhiqtë, fëmijët u tmerruan.

Pasi u qetësuan pak gjërat, u ula në karrigë, më ra të fiktë.  Nuk më cuan në ambulancë, por më lanë në një tavolinë për dy orë.

Unë kam 32 vitë punë. Kam punuar në arsimin e mesëm, 8-vjecar, fillor dhe tani në parashkollor. Unë nuk kam pasur problem dhe kam qenë korrekte”, u shpreh edukatorja.

Të fundit