Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Shqipëria është pa arbitër. Kur në librin tim që shtëpia botuese Papirus e ka në proces përgatitjeje : "Origjinat e pronës, pasurisë, pushtetit në Shqipëri. Gjatë daljes nga komunizmi" kam argumentuar se na duhet një Republikë tjetër, këtë kam pasur parasysh! .
Shteti duhet të jetë arbitër. Partitë politike janë organizma private. Njësoj si komunitetet fetare. Si klubet e futbollit. Si mediat. Si shoqatat bamirëse a si të doni! Madje edhe si shoqata bixhozçinjsh!
Shteti te ne me këtë model të këtyre tridhjetë vjetëve nuk është bërë dot arbitër sepse mbeti shtet dypartiak ose disapartiak. Institucionet e tij janë ndarë mes të deleguarve nga partitë e ndryshme: Gjykatat, kuvendi, administrata, policia, gjithçka!
Madje edhe AMA!
Në këtë shtet, kam tridhjet vjet që shkruaj, kur partitë që e përbëjnë dhe e ndajnë, grinden me njëra tjetrën, atëhere ai bie. Fillimisht bie, si besueshmëri, pastaj si arbitër për të ndarë të drejtën nga e padrejta, pastaj si veprimtari, si institucione dhe si procese zgjedhore.
Ne dolëm nga një shtet njëpartiak dhe ramë në një shtet shumëpartiak, por nuk ndërtuam dot shtetin mbipartiak. Ky është problemi ynë.
Të tjerat hajde bëjmë llogje!
Prandaj sot midis partive kryesore, kur opozita i ka braktisur institucionet dhe partia qeverisëse vazhdon t'i quajë legjitime ato si edhe zgjedhjet e ardhshme, nuk ka më arbitër.
Nuk është fjala se çfarë mendoj unë dhe cilat janë dëshirat e mia, as të tuat! Madje as të Mustafa Nanos! I lemë mënjanë ato!
Pyetja është ku është arbitri i besueshëm shtetror mbipartiak që të ndajë shapin nga sheqeri, të ketë legjitimitet social dhe qytetarët të mos rrinë të vrasin mendjen mendjen për një gjë a gjëzë që shpesh nuk i japin drejtim!
Te kemi apo të mos kemi zgjedhje në 30 qershor? Nuk ka në Shqipëri asnjë institucion shtetror që mbi partitë, krejtësisht mbi partitë, të jetë një arbitër i paanshëm!
Dopjo gjashta i ka mbetur një individi!
Ikja e opozitës nga institucionet dhe nga zgjedhjet në fakt ka rrëzuar shtetin! Shtetin e partive. Shtetin e privatëve !Dhe në këto kushte ne na duhet të shkojmë në zgjedhje???
Kjo është të të marrin për idiot!
Po mirë, po komisionet zgjedhore zonale dhe ato të qendrave të votimit kush do t'i përbëjë nëse komisionerët e opozitës nuk do të jenë aty për të numuruar votat që t'a zemë partia socialiste ose partia socialdemokrate do të marri me kanoçe, me shporta a me trasta ?
Fton dot ky shtet qytetarët në votime kur ai ka rënë sepse si shtet shumëpartiak gjysma e partive që e kanë përbërë e ka braktisur dhe gjysma tjetër thotë se "shteti jam unë"?
Ja vajtëm edhe në zgjedhje. U votua. U numëruan votat. Kandidatët morën 90 përqind të votave të votuesve. Çfarë do ta bëjnë këtë pushtet lokal??? A nuk do të ktheheshim në shtetin njëpartiak? Sepse shteti shumë partiak kur bie në krizë ka vesin që u bëka njëpartiak !!!
Brenda një dite!
Ne shkojmë në zgjedhje për të rinovuar demokracinë lokale kurse si pasojë do të na dilte një pushtet lokal monist.
Përse të çohet kombi drejt gjoja zgjedhjeve, por që në fakt e kthejnë 35 vjet pas atë! A treqind vjet pas! ?
Po sikur partitë politike që si faktorë privatë kanë uzurpuar shtetin në datën 30 qershor do të prisheshin nga mendtë dhe të na çonin në një konfrontim civil? Do thoni ju : Joooo nuk ndodhte! E po unë nuk jam si ju, unë i besoj ligjit të Edward Murphit. Nuk e dini se kush ishte ky? Muhabet i gjatë. Vetëm dini thelbin : Ai pak a shumë vërtetoi se kur një gjë e keqe parashikohet të ndodhi, ajo ka shumë, po shumë, probabilitet të ndodhi!
Ajo ndodh!
Unë Kushtetutën e njoh thjesht si qytetar. E di që datën e zgjedhjeve e cakton Presidenti, pra sot z. Ilir Meta, sikurse edhe ka ndodhur. E di po ashtu aq mirë që Kushtetuta nuk parashikon fjalë për fjalë në kompetencat e tij që pasi ai e ka dekretuar atë ta datë ta çdekretojë! Por, as e ndalon. Por, ka në Kushtetutë gjithsesi që Presidenti nuk mund të ushtrojë më shumë funksione a kompetenca seç i ka dhënë kushtetuta?
Patjetër!
Mirëpo ne thamë që sipas asaj Kushtetute ne kemi shtet shumëpartiak dhe kur një shtet i tillë braktiset nga njera gjysëm partiake, ai nuk funksionon dot! Jo vetëm komisione zgjedhore që nuk ngre dot më, por nuk i jep mundësinë as qytetarit të ketë mundësi zgjedhjeje midis dy ose më shumë alternativash! Atëhere çfarë zgjedhjesh do të jenë ato? Atë ditë ke frikë të dalësh nga shtëpia për shkak të ndonjë konfrontimi masiv civil, jo më të shkosh të votosh. Siguria e votuesit është po aq sa të shkoje të votoje në një situatë lufte.
Në këto kushte unë e kuptoj z. President. Cdo njeri i arsyeshëm do të vinte gishtin në kokë për t'a pyetur veten: Pse me dekretin tim këta, pra partitë politike, si faktorë privatë, do të bëjnë sikur bëjnë zgjedhje? Cila është përgjegjësia ime para qytetarit? Përgjegjësi e rëndë. Cila vlerë juridike të prevalojë ? Përgjegjësia e Presidentit para detyrave të tij në raport me qytetarin, me sovranin, apo respektimi i ngurtë i një norme të paqartë dhe i një boshlliku juridik uluritës?
Çdo njeri në këto kushte nuk do të donte të bëhej palë në një proces zgjedhor në kushtet kur shteti shumëpartiak ka rënë. Jo më Presidenti i Republikës!
Po, po, e them hapur, nuk janë zgjedhjet vendore që kanë ikur në përrua, ne na ka rënë shteti. Shteti shumëpartiak bie kur gjysma e tij partiake nuk pranon t'a quajë veten më për arsyet që i bënë të ditura në të drejtën e vet pjesë e institucioneve të shtetit. Le ta quajë gjysma tjetër private qeverisëse se kjo është e padrejtë, nuk ka pikë rëndësie. Problemi është tjetër, shteti shumëpartiak ka rënë dhe vazhdimi i lojës me një skuadër është i pamundur. Kthehemi në shtet monolitik njëpartiak. Vetë Kushtetuta hidhet në erë!
Unë nuk mund t'i di qëllimet e Presidentit! Unë kuptoj se ai si çdo njeri i arsyeshëm midis rrezikut të djegies të Kushtetutës tërësisht, pra të kthimit në shtet njëpartiak dhe veprimit në një terren boshlliku juridik, ka zgjedhur të vendoset në një pozitë delikate, pra të veprojë në ujra që normativisht janë bosh, por t'a mbrojë Kushtetutën in extremis në atë që është vlera jonë : Moskthimit në shtet njëpartiak!
Se nesër historia nuk do të na pyeste ne të dyve, por do t'i drejtohej Ilir Metës: Cfarë bënit ju z. President kur në horizont po dukej qartë se Shqipëria po digjej dhe shumë zëra ju kishin paralajmëruar për këtë?
Ka burrë me mend në kokë që nuk e eviton që një natë t'i vijë kjo pyetje ?
Sepse Kushtetuta është mbi ligjet, por mbi Kushtetutën është arsyeja. Nëse dikush, qoftë edhe Presidenti i Republikës nxjerr një dekret, si është e mundur që në kushte të arsyetuara partitë politike të kenë pasur të drejtën të tërhiqen nga vendimet e tyre kurse Presidenti të mos e ketë këtë të drejtë, pra të tërhiqet në kohë nga një dekret i tij?
Këtë të drejtë, të divorcit, e ka cdo burrë a grua lidhur në martesë, pra në çështje civile, jo më një aktor kushtetues!
Kjo do të shkonte në kundërshtim me arsyen njerëzore. Cdo gjë është me kusht në një shtet ligjor. Nëse dekretoj zgjedhjet por ju si faktorë privatë nuk bëni zgjedhje por bëni luftë, si mundem unë pasi ju thërras t'i thërrisni mendjes të mos tërheq vendimin tim të parë të abuzuar?
Kujt t'i drejtohej ai për të matur e testuar nëse e kishte këtë të drejtë? Gjykatës Kushtetuese? Ku ka gjykatë! Kuvendit? Kuvendi është njëpartiak! Kujt? Të kërkonte referendum popullor? Kush ja var?
In extremis ai në fakt i shtyn zgjedhjet. Pra cakton një datë tjetër të pacaktuar me ditë e me orë, por cakton një afat të dytë! Që kushtetuta ja njeh si të drejtë! Ja kaq është!
Jo për faj të tij!
A thotë Prokuroria se e ka ceshtjen në hetim për trafikim votash? A nuk është më mirë të zbardhet njëherë kjo cështje dhe pastaj të bëjmë zgjedhjet e tjera, T'i lemë pak kohë kohës!
Jep kohë për reflektim. Jo për ndonjë marrëveshje sikurse thonë a ndonjë kompromis ku partitë private politike të gjejnë fjalën mes tyre dhe ne si qytetarë vazhdojmë përsëri të jetojmë me frikë, me ankth, të përbuzur, të kapur në çark nga privatët që kapin shtetin, dhe të na ngopin me lugën e zbrazët me gjoja të drejtën për të votuar!
Jo!
Ne duam Shqipërinë si e gjithë Europa! A si Shtetet e Bashkuara ! Thirrja jonë e fillimit e vitit 1990 ka mbetur fare e parealizuar. Prandaj ja vlen të kontribuojmë për të!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38