Flash News

KRYESORE

Efektet e “bimës së përjetësisë” në trupin tuaj...

Efektet e “bimës së përjetësisë” në

Aloe vera jo më kot është cilësuar si “bima e përjetësisë”, për shkak të vetive kuruese që ka. Janë të shumta arsyet përse aloe vera konsiderohet një bimë me vlera të pamohueshme shëndetësore. Kjo bimë përmban më shumë se 200 përbërës biologjikisht aktiv, natyral, vitaminat, enzimat, aminoacidet dhe mineralet. Sipas Journal of Environmental Science dhe Health, aloe vera posedon edhe veti anti-bakteriale dhe anti-virale që ndihmojnë sistemin imunitar, në pastrimin e trupit të toksinave dhe patogjenëve pushtues.

Aloe vera ka këto vlera ushqyese:

Mineralet

Aloe vera ka ngarkesa minerale duke përfshirë kalcium, magnez, zink, krom, selen, natrium, hekur, kalium, bakër dhe mangan. Këto minerale punojnë së bashku për të nxitur rrugët metabolike.

Enzimat

Aloe vera përmban enzima të rëndësishme si amylase dhe lipase të cilat mund të ndihmojnë në tretje duke shkatërruar molekulat e yndyrës dhe sheqerit.

Vitaminat

Një studim tregoi se aloe vera në fakt përmban vitaminë B12, e cila kërkohet për prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut. Aloe vera është gjithashtu një burim i vitaminave A, C, E, acid folik, kolin, B1, B2, B3 (niacin) dhe B6. 

Aminoacidet

Aloe vera përmban 20 nga 22 aminoacidet esenciale të kërkuara nga trupi i njeriut. Ajo gjithashtu përmban acid salicilik, i cili lufton inflamacionin dhe bakteret.

Të fundit