Flash News

KRYESORE

Efektet e Kampionatit Botëror, Rusia trajnon njerëzit si të qeshin në publik

Efektet e Kampionatit Botëror, Rusia trajnon njerëzit si të

Autoritetet vendase janë duke u kujdesur deri në detaje sa i takon imazhit. Sipas tabloidit ‘The Sun’, punëtoret e stadiumeve janë trajnuar që të jenë sa më të buzëqeshur për të pasur një paraqitje sa më të këndshmë para mijëra tifozeve që do ta ndjekin kompeticionin.

"Rusët zakonisht nuk buzëqeshin", tha psikologia Elnara Mustafina. "Kjo është arsyeja pse kur të huajt vijnë në Rusi mendojnë se nuk jemi miqësor”.

"Ne duhet t'u mësojmë atyre se si të buzëqeshin", tha ajo në një raport televiziv, ku ajo po i mëson me përpikëri bashkatdhetarët e saj.

Megjithatë, regjizori Julia Melamed paralajmëroi se duke qeshur me një të huaj në publik mund tu sjellë probleme njerëzve.

"Është e çuditshme që një person të ecë në rrugë dhe të buzëqeshë pa ndonjë arsye", shtoi Julia.

Të fundit