Flash News

KRYESORE

Efektet e lobimit grek, Parlamenti Evropian kërkon hetim të plotë për ekzekutimin e Kacifasit

Efektet e lobimit grek, Parlamenti Evropian kërkon hetim të plotë

Parlamenti Evropian u ka bërë thirrje autoriteteve shqiptare të hetojnë në mënyrë të paanshme ekzekutimin e minoritarit, Kostanfin Kacifas.

Propozimi u paraqit nga deputeti grek i PASOK, Nikos Androulakis dhe Social Demokrati gjerman, Knut Fleckenstein dhe i mbështetur në mënyrë dërrmuese nga Parlamentit Evropian.

Amendimi u shtua në një raport të Parlamentit Evropian lidhur me bisedimet e pranimit midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

Autoritetet shqiptare kane argumentuar se Kacifasi u ekzekutua ne Bularat, pasi hapi zjarr ndaj forcave RENEA dhe qelloi ndaj tyre, duke refeuzuar kerkesat per tu dorezuar.

Të fundit