Flash News

KRYESORE

“Efektet e para të dëshmisë së Albert Veliut; Rama ikën nga samiti i Sofjes, Xhafaj mbyll telefonin”

“Efektet e para të dëshmisë së Albert Veliut; Rama

Pas daljes së videos së “dëshmitarit X”, ku Albert Veliu ka dalë më zë dhe figurë duke dëshmuar se është ai personi që ka folur me vëllanë e Fatmir Xhafës, ka reaguar deputeti Sali Berisha.

Përmes një statusi së ‘Facebook’, me titullin :” Deshmi me fuqi tronditese nukleare e deshmitarit Albert Veliu!”, Berisha pretendon se Rama ka braktisur Samitin e Sofjes në Bullgari, ndërsa ministri Xhafaj ka mbyllur telefonin.

Berisha e mbyll statusin e tij duke u bërë apel se ka ardhur momentin që të përmbysim pushtetin e familjeve mafioze Rama – Xhafaj.

Stauti i plotë:

Deshmi me fuqi tronditese nukleare e deshmitarit Albert Veliu!

Rama iken parakohe faqenxire nga samiti i Sofjes, Xhafa mbyll telefonin dhe zhduket si mi!

Te dashur miq, deshmia me fuqi nukleare e deshmitarit Albert Veliu ishte nje goditje vdekjeprurese per vete kryekumbar Ramen dhe kumbar Xhafen. Ata, pasi heshten 7 dite me radhe dhe ne vend qe ta arrestonin, nisen dje ne mengjes forcerisht per ne Itali Geron/Agron Xhafen, deklaruan se incizimi i bisedes se ketij te fundit per trafiqe me deshmitarin ishte e montuar.

Ky mashtrim i turpshem si dhe pengmarrja e deshmitarit qe nxorri ne shesh fytyren e vertet mafioze te klaneve Rama - Xhafa, jane nje kushtrim per çdo shqiptar per te shporrur e permbysur me nje fortune te pergjithshme popullore pushtetin e kryfamiljes mafioze te Shqiperise dhe Europes, familjes Rama dhe familjeve mafioze Xhafa, Tahiri etj! sb

Të fundit