Flash News

KRYESORE

Efekti CR7, Juventusi përfiton miliona ndjekës në Instagram

Efekti CR7, Juventusi përfiton miliona ndjekës në Instagram

As që vihej në dyshim fakti që Juventusi do të përfitonte shumë me blerjen e Cristiano Ronaldos pavarësisht shpenzimeve. Sepse ylli portugez ka një efekt të jashtëzakonshëm. Falë popullaritetit të tij, “Zonja e Vjetër” ka lënë pas Manchester Junajtid dhe është kthyer në klubin e tretë më të ndjekur në Instagram.

Që prej ardhjes ë CR7-ës në Torino, numri i ndjekësve në rrjetin social është rritur së tepërmi. Janë 20 milionë ndjekësit e rinj në klubin bardhezi me ardhjen e sulmuesit.

Megjithatë, nëse e krahasojnë veten me vendin e parë për ndjekës, Realin e Madridit, sigurisht që italianët kanë ende rrugë për të bërë.

Klubet më popullore në instagram

1.Real Madrid - 77.6m ndjekës

2.Barcelona - 76.4m

3.Juventus - 31.1m

4.Manchester United - 31m

5. PSG - 23.8m

Të fundit