Flash News

KRYESORE

‘Efektivë me brekë të shkurtra na bëjnë terror’, Astiri dhe Teatri Kombëtar kthehen në zonë ‘lufte’

‘Efektivë me brekë të shkurtra na bëjnë

Astiri dhe Teatri Kombëtar janë dy zonat ku Policia e Shtetit po kryen aksione të koordinuara prej disa ditësh.

Policë të veshur si civilë kanë arrestuar mbrëmjen e djeshme në zonën e Astirit dy banorë. Mësohet se ata janë babë e bir dhe emrat e tyre janë Edi dhe Maliq Ferhati.

Banorët pretendojnë se policë të maskuar kanë hyrë në banesat e tyre dhe kanë terrorizuar dhe fëmijët.

“Është ushtruar një terror i paparë, kanë ardhur me brekë të shkurtra dhe të veshur civilë. Kanë qenë të armatosur, janë makina private. Kanë hyrë dje me motora, kanë fikur dritat, kanë xhiruar gomat. Është e turpshme kjo që po na bëhet”, shprehen për Fax Neës banorë të tjerë të Astirit që kanë dalë në mbështetje të të arrestuarve.

Po aq e tensionuar shfaqet situata edhe tek Teatri Kombëtar, ku prej tre ditësh dhjetra njerëz bëjnë roje nga frika se mos IKMT shemb godinën.

Të fundit