Flash News

KRYESORE

Egbo del hapur: Futbolli i thjeshtë, do flas me Halilin

Egbo del hapur: Futbolli i thjeshtë, do flas me Halilin

Trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo, ka folur hapur për herë të parë për dëshirën për të qëndruar në krye të bardhebluve. Ai ka fituar 3 ndeshje, nga 3 që ka drejtuar ekipin kryeqytetas. Presidenti Refik Halili duhet të jetë bindur për teknikun afrikan.

Fitorja - “Ne kemi vlerësuar maksimalisht ndeshjen. Duhet të qëndrojmë afër njëri-tjetrit, terreni nuk ka la shumë hapësirë dhe favor. Çunat kanë luftuar në çdo moment, kanë luftuar për topin e parë dhe të dytë. Falenderoj zotin gjithmonë, ai ka gjithë meritat".

Ndryshimi që ka bërë -  "Nuk i kam dhënë asgjë, vetëm i kam bërë gjërat e thjeshta. Futbolli është i thjeshtë, nuk ka shkencë. Sidomos në futbollin shqiptar, duhet ekuilibër, kompaktësi, duhet luftuar. Fitojmë topin, kemi tranzicionin pozitiv. Duhet të qëndrojmë në ndeshje, pasi goli do të vijë".

Muçi - "Me ndeshjen e sotme, mendoj do edhe akoma më shumë punë për të qenë sulmuesi kryesor. Sulmuesi kryesor i Tiranës ka punë për të bërë nga ana fizike. Me Flamurtarin ka krijuar shumë, por ka qenë i pafat. Do ta shohim, dalëngadalë. Por, e ka treguar se e meriton edhe ai vendin".

Grupi i lojtarëve - " I pari është grupi. T’i bëjmë gjërat e thjeshta. Torasa, Hoxhallari, Doka, t’i vendosim në pozicionin e tyre. Fryma e grupit është e rëndësishme t’i bëjmë gjërat e thjeshta. Ne kemi edhe individ, por prapë është lufta. Do bisedoj me presidentin dhe të shohim si do të ecë puna”.

Të fundit