Flash News

KRYESORE

Egbo kundër Vllaznisë: Kush po ia shtron rrugën Tiranës?

Egbo kundër Vllaznisë: Kush po ia shtron rrugën Tiranës?

Trajneri i Tiranëe, Emanuel Egbo, ka folur lara ndeshjes kundër Vllaznisë në Shkodër. Një transfertë mjaft e vështirë dhe delikate. Ai mendon se ekipi i tij mund ta përballojëme sukses ndeshjen dhe të dalë me pikë të plota.

Vllaznia - “Unë gjithmonë do merrem me ekipin tim. Të shkojmë atje, të japim maksimumin dhe të marrim maksimumin e mundshëm. Nuk dua të kthehem prapa dhe të shoh çfarë ka ndodhur në fazën e parë. Jemi në fazën e tretë dhe shohim si është ekipi sot. Shkojmë atje për të dhënë 100 për qindëshin tonë dhe shpresojmë që me ndihmën e Zotit do ia dalim”.

Fitoret – “Fitoret radhazi, shtysë? Gjithmonë kemi folur me ekipin për vazhdimësinë. Duke fituar vazhdon një ecuri, nuk e ul ritmin. Është një gjë e mirë për ekipin. Kur fiton shumicën e ndeshjeve, fiton vetëbesim, merr një identitet dhe fut mentalitetin e fituesit. Kështu futesh në çdo ndeshje për të marrë maksimumin e mundshëm”, shprehet Egbo.

Deklarata e Licit – Suad Lici, administratori i Vllaznisë, deklaroi se Tiranës po i shtrojnë rrugën për titull. Egbo është përgjigjur ashpër: “Nuk e di a e ka thënë apo jo. Nuk merrem me ekipet e tjera. Merrem me ekipin tonë. Edhe kur na kanë dëmtuar, kur kanë bërë gabime në ndeshje, edhe ata njerëz janë dhe gabojnë, nuk jemi ankuar.

"Nuk na kanë ndihmuar arbitrat dhe nuk e di kush po e shtron rrugën për Tiranën. Ne dimë që Tirana është ekipi që gjithmonë luan për fitore. Nuk merremi me të tjerët. Nuk e di me çfarë konteksti e ka thënë Suadi atë gjë. Ai ka qenë te Tirana dhe e di shumë mirë se çfarë është Tirana dhe çfarë është Vllaznia”.

Të fundit