Flash News

KRYESORE

Egbo ndez atmosferën: Frikë? Do të marrim maksimumin

Egbo ndez atmosferën: Frikë? Do të marrim maksimumin

Trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo, ka folur para ndeshjes derbi kundër Partizanit. Ai ka theksuar se lojtarët e tij janë të qetë para ndeshjes dhe nuk kanë probleme apo presion.

"Lojtarët janë të qetë, nuk është ndeshja e parë që luajnë një derbi. Ata janë me këmbë në tokë dhe do japin maksimumin në fushën e lojës.

“Lojtarët kanë fituar ndeshjet, duke dhënë më të mirën e tyre. Ka vetëbesim, harmoni dhe ka shumë gjëra pozitive. Çunat, nëse futen në fushë dhe japin maksimumin, atëherë do marrim atë që meritojmë.

“Frikë nuk kemi. Mendoj vetëm për ekipin tim. Nëse japim atë që kemi bërë deri tani, atëherë do të marrim maksimumin”, - tha Egbo.

 

Të fundit