Flash News

KRYESORE

Egbo vendos për të ardhmen, mesazh të qartë Refik Halilit

Egbo vendos për të ardhmen, mesazh të qartë Refik Halilit

Trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo, ka folur para ndeshjes me Laçin. Ai duket se ka vendosur të ardhmen e tij dhe mund të pranojë të jetë trajner i parë. Afrikani beson se mund të drejtojë bardheblutë, pasi ka eksperiencë mjaftueshëm.

Motivimi - "Jemi pranë objektivit që ka vendosur klubi në fillim të edicionit. Nuk është se e nënvlerësuam Flamurtarin. Me ta ishte ndryshe nga Partizani. Flamurtari luante me 10 lojtarë prapa. Kundër Partizanit ishte lojë e hapur.

Laçi - "Ndeshjen me Laçin duhet ta vlerësojmë maksimalisht. Kemi pak probleme nga infermieria. Mendoj se ekipi është gati. Rëndësi ka të kemi shpirtin e garës nesër. Ata gjithmonë janë agresivë në shtëpi. Do të japim 100% tonë”.

E ardhmja - “Nuk e di pse ma bëni pyetje. Të mbarojmë ndeshjen dhe flasim me klubin. Unë e kam marrë vendimin. Jam në dispozicion të klubit më të madh në Shqipëri. Jam gati të jap 100%. Nuk më vjen keq në asnjë moment nëse nuk e drejtoj unë në vazhdim. Siç thashë, jam gati në çdo moment e situatë, për të marrë detyrat që më ngarkon klubi. Nuk është se jam pa eksperiencë. Kam që në sezonin 2013-2014 që kam marrë licencë për të stërvitur portierët dhe ekipe. Duhet staf i kompletuar. Klubi ka nevojë për një staf të kompletuar".

 

Të fundit