Flash News

KRYESORE

“Ej, të dëgjoj unë deri këtu”, dy aktorët e njohur përplasen për Teatrin Kombëtar

“Ej, të dëgjoj unë deri këtu”, dy aktorët e

Prej një ore ka artistët janë mbledhur në një dëgjesë publike bashkë me kreun e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro lidhur me projektligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Ndërsa ka marrë fjalën aktori Laert Vasili ai u shpreh duke kundërshtuar deklaratat e aktorit Arben Derhemi i cili foli  disa minuta më parë.

“Teatri Kombëtar nuk është vetëm i tironsve, por i Shqypnisë lale. Kështu siç them unë sepse racizmi që përdoret këtu për djem dhe vajzat që vijnë nga viset e tjera të vendit... Teatri ka që 15 vjet që më mban shpirtin. Rilindja shqiptare nuk krijohet nën tallashet e Musolonit”, në këtë moment ka ndërhyrë aktori Derhemi.

“Ej, të dëgjoj deri këtu unë dhe ‘ej’ është shprehje e gjuhës shqipe”, u shpreh Vasili, ndërsa Veliaj ka ndërhyrë për të qetësuar dy aktorët.

Të fundit