Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
“Ej, të dëgjoj unë deri këtu”, dy aktorët e njohur përplasen për Teatrin Kombëtar
Prej një ore ka artistët janë mbledhur në një dëgjesë publike bashkë me kreun e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro lidhur me projektligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar.
Ndërsa ka marrë fjalën aktori Laert Vasili ai u shpreh duke kundërshtuar deklaratat e aktorit Arben Derhemi i cili foli disa minuta më parë.
“Teatri Kombëtar nuk është vetëm i tironsve, por i Shqypnisë lale. Kështu siç them unë sepse racizmi që përdoret këtu për djem dhe vajzat që vijnë nga viset e tjera të vendit... Teatri ka që 15 vjet që më mban shpirtin. Rilindja shqiptare nuk krijohet nën tallashet e Musolonit”, në këtë moment ka ndërhyrë aktori Derhemi.
“Ej, të dëgjoj deri këtu unë dhe ‘ej’ është shprehje e gjuhës shqipe”, u shpreh Vasili, ndërsa Veliaj ka ndërhyrë për të qetësuar dy aktorët.