Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Ekip special nga Zvicra, ekspertët testojnë stabilitetin e banesave në Durrës e Krujë
Ekspertët zviceranë kanë kontrolluar disa nga ndërtesat e prekura nga tërmeti në qytetin e Durrësit ku do të japin edhe vlerësimin nëse janë apo jo të banueshme.
Gjithashtu, në Krujë ekipi ka testuar stabilitetin e disa ndërtesave që kanë qëndruar për të përcaktuar nëse janë të sigurta për jetën e qytetarëve.
Ekipi përfshin ekspertë në dy fusha: inxhinierë që vlerësojnë gjendjen e ndërtesave dhe ekspertë që vlerësojnë nevojat dhe planifikojnë veprimet në përgjigje të tyre.
“Programi ynë i bashkëpunimit në Shqipëri duhej patjetër të përfshinte një përgjigje ndaj tërmetit tragjik që goditi vendin. Duke parë seriozitetin e gjendjes, qeveria zvicerane zgjeroi përpjekjet duke sjellë misionin e parë me ekspertë, të cilët do të vlerësojnë nevojat, do të japin asistencë të menjëhershme dhe do të propozojnë masa afatgjata pas tërmetit”, tha ambasadori zviceran në Shqipëri, Adrian Maître.