Flash News

KRYESORE

Ekipi i Elbasanit me sulmin më të mire në kampionat, 44 gola në 19 ndeshje

Ekipi i Elbasanit me sulmin më të mire në kampionat, 44 gola

Ekipi i Elbasanit është skuadra me më shumë gola në kampionatin shqiptar të futbollit, ku shënon 44 gola në 19 ndeshje.

Kështu Elbasani cilësohet si skuadra me sulmin më të mirë, ku kanë shënuar në 18 ndeshje, përveç asaj me Këlcyrën ku ndeshja u mbyll në barazim pa gola.

Aktualisht, ata vijnë pas katër ndeshjesh radhazi që nuk pësojnë gol, ndërkohë që gjatë gjithë kampionatit porta ka qenë e paprekur në 11 raste.

Këtë fundjavë verdheblutë do të përballen me ekipin e Orikumit, ku pritet të ruajnë ritmin e deritanishëm.

 

Të fundit