Ekipi i Romës ironizon Juventus: Më në fund diçka që nuk ia vlen ta shihni

Përmes një statusi në Twitter, faqja zyrtare e Juventus i ka bërë me dije fansave për dyqanin e tyre zyrtar në Romë:

“Jeni në Romë? Mos harroni të vizitoni dyqanin tonë të ri në rrugën Via Nazzionale 55. Juve në Romë.”

Faqja zyrtare e ekipit të Romës i ka bërë retweet statusit duke e shoqëruar me shkrimin ironizues:

“Më në fund, diçka në Romë që me të vërtetë nuk keni nevojë ta shihni.”

Kujtojmë se Juventus është i pari në kategori e ndërsa Roma renditet e shtata.