Flash News

KRYESORE

Ekipi ku aktivizohet Robinjo kërkon Armando Sadikun

Ekipi ku aktivizohet Robinjo kërkon Armando Sadikun

Mediat turke raportojnë se skuadra e Sivasporit ka shfaqur interes për sulmuesin e Kombëtares, Armando Sadikun.

Klubi është gati të paguajë 1.4 milion euro për kartonin e 27-vjeçarit, por problem mbetet fakti se trajneri Tamer Tuna nuk i garanton një vend titullari sulmuesit elbasanas; një kusht i domosdoshëm për tu thirrur në përfaqësuese nga trajneri Panuçi.

Sadiku është pjesë e klubit spanjoll të Levantes, por trajneri Pako Lopez ia ka bërë të qartë sulmuesit që të kërkojë për një destinacion tjetër sepse nuk është në planet e tij për sezonin e ri.

Që prej muajit janar, me Sivasporin luan edhe ish-sulmuesi i njohur i Brazilit dhe Milanit, Robinjo.

Të fundit