Flash News

KRYESORE

Ekipi i Tiranës humbet thellë me Makabi Tel-Avivi, 0-3

Ekipi i Tiranës humbet thellë me Makabi Tel-Avivi, 0-3

Ndeshja e kthimit mes Tiranës dhe ekipit izraelit Maccabi ka përfunduar me fitoreen e thellë, 3-0 ndaj ekipit të Tiranës.  Kështu nuk ka zgjatur më shumë se 2 ndeshje aventura e Tiranës në këtë sezon në Ligën e Europës. Bardheblutë u mposhtën edhe në ndeshjen e dytë nga Makabi Tel-Avivi me rezultatin 0-3, duke u eliminuar me shifrat e përgjithshme 5-0 në favor të izraelitëve. Golat u shënuan nga Shënfeld ‘50, Itzhaki ‘80, Rikan ‘86.

Trajneri i Tiranës, Ze Maria, në një prononcim të dhënë pas ndeshjes për RTSH-në, komentoi eliminimin nga Liga e Europës pas humbjes së sotme 0-3 me Makabin. Ai tha se diferencën e bëri eksperienca më e madhe e rivalëve, ndërkohë që u shpreh se objektivi i bardhebluve është shpallja kampion në Kategorinë e Parë dhe rikthimi në Superligë.

Të fundit