Flash News

KRYESORE

Ekipi më i vlefshëm në botë… nuk është Real Madrid

Ekipi më i vlefshëm në botë… nuk është Real

Real Madrid fiton Champions League për herë të dytë radhazi por nuk mund të ngjitet në majën e një rënditjeje special, duke zbritur në vend të tretë.

Në klasifikimin e “Forbes” për klubet më të vlefshme në botë, Manchester United rënditet e para, për herë të parë pas 5 vitesh.

Sipas “Forbes”, “djajtë e kuq” vlerësohen me 3.69 miliardë dollarë, përpara gjigantëve spanjollë si Barcelona dhe Real Madrid. Katalanasit kanë një vlerë prej 3.64 miliardë dollarë, ndërsa Reali, i cili mbante vendin më të lartë të podiumit në 4 vitet e kaluara, zbret në fund të podiumit me një vlerë prej 3.58 miliardë dollarë.

Bayern Munchen, me 2.71 mld dollarë, dhe Manchester City, me 2.08 mld dollarë, plotësojnë pesëshen e ekipeve më me vlerë të botës. Ndërsa në 10-she futen edhe Arsenali, Chelsea, Liverpool, Juventusi dhe Tottenham.

United gjeneroi 765 milionë dollarë të ardhura gjatë sezonit 2015-2016, sipas “Forbes”, 77 milionë më shumë sesa Barça dhe Reali. Javën e kaluar, United u shpall edhe si ekipi më i vlefshëm në Europë, pas raportit të audituesve të “KPMG”-së, që e vlerësuan klubin me 3.0004 miliardë euro (3.39 mld dollarë).

“Djajtë e kuq”, që fituan Europa League këtë sezon, pavarësisht se u renditën në vendin e 6 në Premier League, kanë aktualisht 26 marrëveshje globale sponsorizimi, përfshi ato me “Adidas”, “Chevrolet”, “20th Century Fox” dhe “Uber”, sikurse edhe 10 marrëveshje rajonale sponsorizimi dhe 28 sponsorë mediatikë e financiarë.

Të fundit