Flash News

KRYESORE

"Ekonomia do të bjerë me 9% ", Bozdo: Shqipëria  do të vuajë më shumë krizën e COVID-19

"Ekonomia do të bjerë me 9% ", Bozdo: Shqipëria 

Anëtari i Kryesisë së PD-së Eno Bozdo, ka reaguar për projeksionet e BERZH, lidhur me rënien ekonomike të vende të rajonit, ku ekonomia shqiptare parashikohet të bjerë me -9 përqind, që është dhe më e thella në rajon.

Sipas Bozdos, kjo diferencë e madhe me vendet e rajonit vjen si pasojë e nivelit të ulët të eksporteve dhe mungesës së investimeve nga ana e qeverisë në sektorin e turizmit.

Për më tepër, korrupsioni, mungesa e investimeve të huaja dhe situata që po kalon vendi për shkak të pandemisë së Covid-19, kanë bërë që kriza ekonomike e shkaktuat nga Covid-19 në vendin tonë të thellohet më shumë, shton ndër të tjera Bozdo.

Reagimi i plotë:

Si pas BERZH (EBRD), rënia ekonomike e Shqipërisë këtë vit do të jetë me minus 9%. Mesatarja e rajonit tonë do të jetë minus 3.5%.

Ky është parashikimi më pesimist ndonjëherë, veçanërisht kundrejt vendeve të ngjashme të rajonit. Kjo diferencë shumë e madhe shpjegohet me strukturën e çbalancuar ekonomike të Shqipërisë, si p.sh. eksportet me vlerë të ulët të sthurar dhe mosdiversifikimi i sektorëvë eksportues.

Një arsye tjetër është edhe pesha e madhe e sektorit të turizmit në ekonominë shqiptare.

Sa për rifreskim kujtese, qeveria shqiptare ka vendosur të mos ndihmojë as eksportuesit dhe as sektorin e turizmit, duke deklaruar me kokëfortësi se nuk është e nevojshme. Ndërsa vendet e tjera të rajonit kanë paketa të dedikuara për këto sektorë.

Shqipëria sot është vendi me ndihmën më të ulët në Evropë për ekonominë reale, madje kjo ndihmë është aq e ulët, sa që konsiderohet e papërfillshme.

Reformat e munguara strukturore, korrupsioni galopant, investimet e huaja që po shterrojnë, anarkia në sistemin gjyqësor dhe administrata e paaftë politike, të gjitha sëbashku kanë bërë që Shqipëria të jetë vendi që do të vuajë shumë më tepër krizën ekonomike të COVID 19.

Të fundit